Policia e Ferizajt e ‘papërtueshme’ në shqiptimin e gjobave

Ferizaj

Policia e Ferizajt e ‘papërtueshme’ në shqiptimin e gjobave

Më: 28 mars 2022 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Policia Rajonale në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Policia Rajonale ka angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia nga data 21-27.03.2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 512 gjoba
– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore- 3 gjoba
– Drejtimi nën ndikimin e alkoolit- 14 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 35 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 46 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 27gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 163 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 98 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 458 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 33 shoferëve
– Gjithsej , 1356 gjoba ,

Ndërkaq janë raportuar 20 askidente në komunikacion: 12 me dëme materiale dhe 8 me lëndime trupore , për dallim me javën paraprake që ishin raportuar 23 aksidente : 16 me dëme materiale dhe 7 me lëndime trupore.

Policia Rajonale në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat