Me dokumente të falsifikuara tërhoqi 95 mijë euro nga banka, policia arreston 3 persona

Ferizaj

Me dokumente të falsifikuara tërhoqi 95 mijë euro nga banka, policia arreston 3 persona

Më: 7 prill 2022 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Një person duke u prezantuar rrejshëm dhe me dokumente të falsifikuara ka arritur t’i tërheq 95 mijë euro nga dega e bankës BKT në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur më 17 nëntor 2021 rreth orës 14:46 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’.

Sipas komunikatës së Policisë, pas një punë intensive të hetuesve rajonal, sot rreth orës janë bastisur tri lokacione ndaras në komunën e Gjilanit dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe të njëjtit janë shoqëruar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Pas intervistimit nga hetuesit rajonal, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt janë ndaluar për 48 orë : personi me inicialet I.A ( M/K) i moshës 46 vjeçar , ku ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘’Keqpërdorim i besimit’’ dhe personi i dytë me inicialet SH.B ( M/K) i moshës 28 vjeçar, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘’Mashtrim’’, ndërsa personi i tretë është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

“Policia Rajonale e Ferizajt, është duke punuar intensiv në hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në komunikatën e PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat