Ferizaj: Taksisti zemërgjerë shtron iftare për nevojtarët

Ferizaj

Ferizaj: Taksisti zemërgjerë shtron iftare për nevojtarët

Më: 23 prill 2022 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Profesionin si taksistë e ushtron qe 22 vjet, por krahas kësaj, Januz Mustafa ka edhe një angazhim tjetër.

Ky i dyti, përveç kënaqësisë shpirtërore, nuk është se i sjell tjera të ardhura financiare.

Por, kjo nuk e ndali, që të haps një  kuzhinë humanitare, në Ferizaj, ku po shtron falas iftare për personat në nevojë.

“Sot i kemi mbush tri tava me pasul edhe mendojmë me i ushqye 57 familje”, ka thënë Mustafa.

Këtë po e bën falë bashkëpunimit me njerëz të vullnetit të mirë, të cilët po i ndihmojnë duke i dhuruar donacione të ndryshme si ushqim ashtu edhe para.

Nga dita e parë e Ramazanit, në këtë kuzhinë po shërbehet me vete nga një shujtë ushqimi, përfshirë edhe pije. Kjo bëhet nga ora 17:00 deri në orën 18:00.

Këtë kuzhinë Januzi nuk po planifikon ta mbyll as pas ramazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat