Nesër mbyllet përkohësisht njëri segment i rrugës “Emin Duraku” në Ferizaj

Ferizaj

Nesër mbyllet përkohësisht njëri segment i rrugës “Emin Duraku” në Ferizaj

Më: 16 maj 2022 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Nesër me datë 17.05.2022 (e marte), shkak i punimeve në rrugë, duke filluar nga ora 07:00  e deri në përfundim të punimeve në implementimin e projektit ‘’Rikonstruktimi i rrugës Ahmet Kaçiku”, projekt i komunës së Ferizajt, do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit të komunikacionit, konkretisht segmenti,  prej kryqëzimit me rrugën “Emin Duraku” e deri te kryqëzimi me rreth rrotullimin,  te stacioni policor në Ferizaj.

Kjo është bërë e ditur nga drejtoria Rajonale e Policisë në Komunën e Ferizajt.

“Komunikacioni në këtë pjesë do të zhvillohet në një drejtim. Veç, shenjave paralajmëruese për orientim të shoferëve,  që do të vendosen nga punëkryesi, Policia Rajonale e Ferizajt, me fillim të zhvillimit të punëve ndërtimore, do të kujdeset për mbarëvajtjen dhe sigurinë në komunikacionin rrugor”.

“Apelojmë te qytetarët, shoferët a automjeteve, që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e punimeve në rrugën “Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj.”, është thënë në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat