Vdes gazetari i njohur nga Ferizaj

Ferizaj

Vdes gazetari i njohur nga Ferizaj

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 16:09
I ndjeri Mehmet Emërllahu

Ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë gazetari i njohur, Mehmet Emërllahu. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në orën 15:00 në Ramjan të Ferizajt.

Emërllahu ishte një ndër gazetarët më të vjetër në Kosovë, i angazhuar gjatë në shtypin e kohës para dhe gjatë luftës së vitit 1999.

Ai është autor i disa botimeve në gjuhën shqipe.

Njoftimi nga familjarët

Me dhimbje të thellë u njoftojmë se sot pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë më i dashuri ynë, Mehmet Emerllahu.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me 16.08.2022 ora 15:00 ne varrezat e fshatit Ramjan. Nisja e furneralit organizohet nga shtepia e të ndjerit nërrugen Astrit Bytyqi në Ferizaj.

Do te mbetesh pergjithmone shembulli i një intelektuali te mirefillte dhe udherrëfyesi i familjes dhe jo vetëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat