Ferizaj shënon 7 Marsin me aktivitete festive

Ferizaj

Ferizaj shënon 7 Marsin me aktivitete festive

Më: 7 mars 2025 Në ora: 21:12
Ferizaj shënon 7 Marsin

Edhe Ferizaj me një sërë aktivitetesh, shënoi Ditën e Mësuesit, duke vlerësuar kontributin e mësimdhënësve në edukimin e brezave të rinj.

Në manifestimin qendror u tha se kjo shpërfaqë tërë kontributin e mësimdhënëseve në edukim e brezave të rinj

"Ferizaj sot, ka themelata të shumta arsimore, janë mijëra mësimdhënës që çdo ditë japin më të mirën nga vetja, nga dija që ndajnë për brezat, për ta forcuar e zhvilluar, vendin, Republikën e gjithë shoqërinë tonë", tha Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Ferizaj.

Me këtë rast u nderua mësimdhënësit që kaluan në pension ndërsa në shkollën e mesme të lartë “Pjetër Bogdani” u bënë promovimi i librit me poezi të nxënësve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat