Dita e Gruas, Policia në Ferizaj me fushatë për parandalimin e dhunës në familje: Një akt guximi fillon kur raportoni dhe kërkoni ndihmë

Ferizaj

Dita e Gruas, Policia në Ferizaj me fushatë për parandalimin e dhunës në familje: Një akt guximi fillon kur raportoni dhe kërkoni ndihmë

Më: 8 mars 2025 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Në kuadër të fushatave vetëdijesuese për parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, Policia Rajonale e Ferizajt ka organizuar aktivitete ndërgjegjësuese dhe simbolike me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Përmes projektit “Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë”, policia ka shpërndarë lule në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes dhe barazisë.

Në njoftim tutje thuhet se në kuadër të kësaj fushate, theksohet rëndësia e raportimit të dhunës.

“’Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë’!

Një akt guximi fillon kur raportoni dhe kërkoni ndihmë. Telefononi 192 ose përdorni aplikacionin digjital ‘Lajmëro Policinë’”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe fuqizimin e grave dhe të gjithë qytetarëve, duke promovuar një shoqëri të sigurt, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat