Objekti i ri i QKMF-së në Ferizajt në vlerë prej 2.5 milion eurosh pritet të përfundon brenda gjashtë muajve

Ferizaj

Objekti i ri i QKMF-së në Ferizajt në vlerë prej 2.5 milion eurosh pritet të përfundon brenda gjashtë muajve

Më: 18 mars 2025 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Qytetarët e Komunës së Ferizajt brenda gjashtë muajve do ta kenë një objekt të ri të QKMF-së për të marrë shërbime shëndetësore. Punimet në këtë objekt që filluar rreth një vjet më parë, tashmë kanë arritur në fazën përfundimtare.

Lidhur me këtë projekt ka njoftuar edhe kryetari i komunës  Agim Aliu nëpërmjet një postimi në rrjetin social i cili ka thënë se  kjo është një vepër publike madhore që i jep zgjidhje për dekada, nevojave hapësinore për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Ferizaj, me sipërfaqe prej afro 5000m2 dhe me mbi trefishin e hapësirës së objektit ekzistues të QKMF-së

Aliu ka sqaruar se objekti i ti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj çdo ditë është më pranë përfundimit.

Telegrafi ka kontaktuar me drejtorin komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Kemajl Emini, i cili ka sqaruar se ky projekt do të ofron kushte të mira për gjithë qytetarët.

“Objekti i ri po ndërtohet në dalje të qytetit në drejtim të Shtimes dhe ka hapësirë të madhe për të gjitha sektorët shëndetësor. Në këtë objekt do të funksionon edhe emergjenca 24 orë pa ndërprerë, andaj është në mesin e projekteve ideore. Lokacioni ku është duke u ndërtuar ky projekt ofron alternativa më të shpejta rrugore për të gjithë qytetarët. Projekti ka kushtuar rreth 2.5 milion euro në bashkëfinancim me ministrinë e Shëndetësisë dhe pritet të finalizohet brenda gjashtë muajve”, ka thënë Emini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat