Për një javë, 31 raste të vjedhjeve në Ferizaj

Ferizaj

Për një javë, 31 raste të vjedhjeve në Ferizaj

Më: 24 mars 2025 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Përgjatë një jave në rajonin e Ferizajt, u raportua për 31 raste të vjedhjeve.

Sipas të dhënave të policisë, 28 raste kanë ndodhur në Ferizaj, dy në Shtime, një në Kaçanik.

Në këtë vazhdë kohore, u raportua edhe për tri raste të dhunës në familje, ku prej tyre dy u raportuan në Ferizaj, dhe një në Shtime.

Po ashtu Policia ka arrestuar 31 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat