Policia e Ferizajt realizon operacionin “Mbrojtja e pyjeve”, konfiskon drunj pa dokumentacion

Ferizaj

Policia e Ferizajt realizon operacionin “Mbrojtja e pyjeve”, konfiskon drunj pa dokumentacion

Më: 8 prill 2025 Në ora: 17:36
Dru

Policia e Ferizajt sot e ka realizuar një plan operativ të koduar “Mbrojtja e pyjeve”.

Me këtë rast, organet e rendit kanë ndaluar dhe konfiskuar katër automjete që transportonin drunj pa dokumentacion të rregullt.

“Aksioni u zhvillua pas informacioneve operative, ndërsa në bashkëpunim me Agjencionin e Pyjeve, drunjtë dhe automjetet u sekuestruan”, thuhet në njoftim.

Policia rajonale e Ferizajt vazhdon përpjekjet për parandalimin e prerjes dhe shitjes ilegale të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në numrat emergjentë apo aplikacionin “Lajmëro Policinë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat