Policia e Kosovës në Ferizaj, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se janë arrestuar shtatë persona të cilët ishin të kërkuar nga Gjykata për vepra penale të ndryshme
“Policia e stacionit në Ferizaj, në kuadër të një aksioni të zhvilluar me datën 10 dhe 11 prill 2025 , ka arrestuar shtatë persona ndaj të cilëve ekzistonin urdhëresa aktive nga gjykata për vepra të ndryshme penale: E.A. (46 vjeç) – i dënuar për veprën lëndim i lehtë trupor, me dënim prej 25 ditësh burg, A.L. (23 vjeç) – i dënuar për veprën lëndim i lehtë trupor, me dënim prej 20 ditësh burg, H.A. (25 vjeç) – i dënuar për veprën vjedhja e pyllit, me dënim prej 15 ditësh burg, M.U. (50 vjeç) – i dënuar për veprën lëndim i lehtë trupor, me dënim prej 10 ditësh burg, V.D. (32 vjeç) – i dënuar për veprën vjedhja, me dënim prej 10 ditësh burg, R.L. (25 vjeç) – i dënuar për veprën blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale, me dënim prej 5 ditësh burg dhe P.R. (41 vjeç) – u arrestua për mosparaqitje në seancë gjyqësore, sipas një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj”, thuhe tnë komunikatë.
Sipas Policisë së Kosovës, të gjithë të arrestuarit janë proceduar sipas vendimeve të gjykatës.
“Dy prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit në burg, katër kanë paguar dënimet e shqiptuara, ndërsa një është dërguar për pjesëmarrje në seancë gjyqësore. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me zbatimin e vendimeve të gjykatës ndaj të gjithë personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve ligjore”, thuhet në komunikatë.