Policia në regjionin e Ferizajt vazhdon me planin operativ për mbrojtjen e pyjeve

Ferizaj

Policia në regjionin e Ferizajt vazhdon me planin operativ për mbrojtjen e pyjeve

Më: 18 prill 2025 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në regjionin e Ferizajt ka vazhduar me planin operativ për mbrojtjen e pyjeve. Gjatë ditëve të fundit ky plan po realizohet në komunën e Shtërpcës. Ndërkohë, në fshatin Kashtanjevë është ndaluar një automjet me targa të skaduara (gjip) i cili po transportonte dru pa dokumentacion.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se pyjet do të mbrohen vazhdimisht përmes planeve operative dhe të gjithë dëmtuesit do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.

Me aktivitete të tilla, Policia do të vazhdon dhe do t’i bën publike të gjitha rastet. Ndërkohë, falë bashkëpunimit me gjykata të gjitha këto raste po trajtohen në mënyrë sa më të shpejt që është e mundur dhe të gjithë ata që i dëmtojnë pyjet, do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, aksioni i fundit në Shtërpcë është zhvillua mbi bazën e informacioneve, ndërsa automjeti dhe materiali drusor janë sekuestruar për procedura të mëtejshme ligjore dhe ndëshkimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat