Javën e kaluar në rajonin e Ferizajt u shqiptuan 1 mijë e 394 gjoba

Ferizaj

Javën e kaluar në rajonin e Ferizajt u shqiptuan 1 mijë e 394 gjoba

Më: 22 prill 2025 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 394 gjoba dhe ka pezulluar 13 patentë shoferë.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.04.2025, janë shqiptuar 1,394 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 13 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.”

Po ashtu janë raportuar 38 aksidente, prej të cilave 17 me lëndime dhe 21 me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.”

“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: -Stacionit më të afërt policor, – Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, – Numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat