Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin javor të aktiviteteve të tyre dhe planeve operative. Ndërkaq sa i përket komunikacionit rrugor ka shqiptuar gjithsejtë një mijë e 394 gjoba me qëllim të parandalimit të aksidenteve. Po ashtu ka pezulluar përkohësisht 13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë kryer shkelje të rënda.
“Gjatë javës së kaluar, po ashtu janë regjistruar gjithsej 38 aksidente, nga të cilat:17 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 25 persona dhe 21 aksidente me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në raportin javor të Policisë në Ferizaj.
Policia ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik.