Gjatë këtij muaji finalizohen procedurat për hapjen e stacionit të ri të autobusëve në Ferizaj

Ferizaj

Gjatë këtij muaji finalizohen procedurat për hapjen e stacionit të ri të autobusëve në Ferizaj

Më: 13 maj 2025 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Ekzekutivi në Ferizaj, muaj më parë ka përfunduar punimet në stacionin e ri të autobusëve. Ndërkohë, ekzekutivi ka marrë njoftimin nga niveli qendror se procedurat e licencimit janë në fazën përfundimtare dhe gjatë këtij muaji pritet të përfundon gjithçka.

Ndërkohë, komuna ka kontraktuar dy kompani për funksionimin e transportit urban brenda qytetit dhe lokaliteteve.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në intervistën e fundit për Telegrafin, ka thënë se janë në finalizim të procedimit të dokumentacionit të stacionit të autobusëve derisa janë duke e pritur licencimin nga ministria përkatëse.

Pasi të licencohet stacioni i ri i Autobusëve do të bartet e gjithë transporti atje dhe do t’i jepet perspektivë trafikut urban pasi që janë kontraktuar dy operatorë që në momentin e ri që do të bëhet zhvendosja në stacionin e ri të autobusëve dhe po besoj se gjatë muajit maj finalizohet, atëherë Ferizaj, përveç asaj që kemi bërë ndryshime të mëdha do ta funksionalizojmë edhe trafikun urban”, ka thënë Aliu.

Sipas Aliut, Ferizaj po shndërrohet ndër qendrat më zhvillimore dhe më transformuese duke e funksionalizuar edhe trafikun i cili është premtim elektoral.

Përveç stacionit, ne kemi edhe shumë projekte të tjera të cilat janë pjesë e këtij transformimi dhe këtij zhvillimi, por që në vitet në vijim do të sigurojmë buxhetin e mjaftueshëm në mënyrë që Ferizaj të vazhdoi me hapa të sigurt dhe të shndërrohet ndër qendrat më të mira në Kosovë”, ka shtuar Aliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat