Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.B., nga komuna Prishtinë, për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Mashtrimi”, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” dhe “Deklarimet e rreme”.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga data 02.05.2012 e në vazhdimësi në Shtime, i pandehuri N.B., gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës – drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” SH.P.K., në atë mënyrë që pas një marrëveshje paraprake në bashkëveprim, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij dhe personit tjetër, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” nga neni 284 par. 2 lidhur me par.1 nën par. 1.2 dhe nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“I njëjti nga data 03.05.2012, e në vazhdimësi, pas një marrëveshje paraprake në bashkëveprim me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij dhe personit tjetër, saktësisht ish të pandehurit si bashkëkryes M.Sh.,- tani më i ndjerë e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K, -kompanisë “Tehnopolis”, në atë mënyrë që duke e ditur se ish i pandehuri – bashkëkryesi M.Sh., nuk ka qenë pronar i paluajtshmërive, i pandehuri N.B., blen dhe siguron sendin, pasurinë e paluajtshme nga ish i pandehuri M.SH., të njëjtit realizojnë shitjen – blerjen e pasurisë së paluajtshme pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, me ç’rast të dëmtuarit B.K., dhe kompanisë “Techno Polis” i shkaktojnë dëm në shkallë të madhe, me këtë në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.
I pandehuri me datë 24.04.2023, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale – Notere Sh.S.,-T. i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., në atë mënyrë që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës, drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” me qëllim të shfrytëzimit të dokumenteve të falsifikuara, ka vërtetuar një çështje të pavërtetë, duke e ditur se janë dokumente me përmbajtje të rreme, fillimisht vë në lajthim Agjensionin e Regjistrimit të Bizneseve – ARBK, duke falsifikuar, përdorur dhe dorëzuar dokumentet e falsifikuara si të vërteta – origjinale ashtu që vë në lajthim zyrën noteriale të lartshënuar, duke përpiluar Kontratën për Shitblerjen dhe Transferimin e të Drejtës së Qirambajtjes për 99 vite të Paluajtshmërisë të datës 24.04.2023, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Ndërsa, me datë 31.01.2024, në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., në atë mënyrë që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës, drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” nga i dëmtuari, aksionar B.K., kompania “Tehnopolis” ashtu që me qëllim të shfrytëzimit të dokumenteve të falsifikuara, ka vërtetuar një çështje të pavërtetë, duke e ditur se janë dokumente me përmbajtje të rreme, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm të madh, dëm substancial,- me këtë në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”nga neni 395 par.1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kurse, nga data 24.07.2012, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartshënuar, i pandehuri duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 17.01.2013, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, ka qenë i autorizuar që ta bëjë regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K. i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 24.01.2013, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për veten e tij, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 12.08.2014, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale i pandehuri ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmëriveme ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 03.09.2014, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale –, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, , me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Me datë 17.09.2014, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënaur, i pandehuri ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon tjetërsimin, këmben pasurinë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 09.01.2015, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, i pandehuri ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 09.01.2015, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartshënaur, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, , me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 10.07.2018, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartshënuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.