Në dy ditë, 30 gjoba dhe 10 motoçikleta të konfiskuara nga policia në Ferizaj

Ferizaj

Në dy ditë, 30 gjoba dhe 10 motoçikleta të konfiskuara nga policia në Ferizaj

Më: 22 maj 2025 Në ora: 11:40

Brenda dy ditëve të fundit Policia e Ferizajt ka shqiptuar 30 gjoba.

Ajo ka konfiskuar 10 motoçikleta, si pjesë e zbatimit të planit operativ “Motoçikleta 2025”.

Sipas policisë, masat janë marrë për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut nga drejtuesit e motoçikletave.

Ky plan, që ka nisur më 15 maj, synon rritjen e sigurisë në komunikacion dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në trafik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat