Për 24 orë, konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj – jepen 21 gjoba

Ferizaj

Për 24 orë, konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj – jepen 21 gjoba

Më: 24 maj 2025 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj në 24 orët e fundit ka konfiskuar 18 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.

Gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe 21 gjoba.

Konfiskimi dhe gjobat u bënë në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025|, që ka nisur më 15 maj.

Policia atje bën me dije se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat