Pas përurimit të kopshtit në Greme të Ferizajt, nis regjistrimi i fëmijëve

Ferizaj

Pas përurimit të kopshtit në Greme të Ferizajt, nis regjistrimi i fëmijëve

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Organizata “Caritas Kosova” në bashkëpunim me komunën e Ferizajt, pas përurimit të kopshtit për fëmijë, kanë nisur regjistrimin e tyre.

Sipas zyrtarëve komunal, objekti ka hapësira të mjaftueshme për fëmijët e këtij lokaliteti.

Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se objekti ka 8 dhoma të shfrytëzueshme për fëmijët me rreth 45 shtretër.

Regjistrimi tashmë ka nisur dhe deri më tash kemi pranuar rreth 30 kërkesa nga prindërit. Objekti ka hapësirë të mjaftueshme me dhoma të gjumit, të ushqimit dhe aktiviteteve të tjera. Kushtet në këtë kopsht janë përgatitur sipas standardeve duke u nisur edhe nga pjesa e jashtme e oborrit me këndin e lodrave dhe hapësirave të brendshme. Aty është stafi profesional dhe pagesa për secilin fëmijë për një muaj kushton 50 euro”, ka thënë Llabjani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat