Azemi (LDK): Ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës po shkaktojnë dëme ndaj bizneseve në Ferizaj

Ferizaj

Azemi (LDK): Ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës po shkaktojnë dëme ndaj bizneseve në Ferizaj

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 17:45
Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi

Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka thënë se qytetarët dhe bizneset në Ferizaj për dy ditë nuk kanë pasë furnizim me energji elektrike.

Në një postim në Facebook, ai shtoi se ata nuk patën asnjë shpjegim se pse nuk kanë rrymë.

“Duke qenë që Ferizaji është qendra e dytë ekonomike në Kosovë – me një numër të madh të bizneseve, sidomos atyre prodhuese – ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës iu shkaktojnë humbje të mëdha bizneseve në qytetin tonë”.

“Kam propozuar ndërtimin e Centralit me gaz amerikan në Ferizaj, e që do të garantonte furnizim stabil me energji për komunën tonë dhe të gjithë vendin. Një investim që sjell siguri energjetike, zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune”, ka thënë Azemi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat