Lirohet segmenti i rrugës Ferizaj–Gjilan në Sojevë

Ferizaj

Lirohet segmenti i rrugës Ferizaj–Gjilan në Sojevë

Më: 11 janar 2026 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 15:30, rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, në segmentin Ferizaj–Gjilan, e cila ishte e bllokuar për shkak të ujit në rrugë, është liruar dhe është e kalueshme për qarkullim.

"Nga ora 15:30, rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, në segmentin Ferizaj-Gjilam , fshati Sojevë (afër Bonstillit), e cila ishte e bllokuar për shkak të ujit në rrugë, është liruar dhe tani është e kalueshme për qarkullim".

"Sipas informatave nga njësitë në terren, të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt (Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit) janë aktualisht të kalueshme", thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të qarkullojnë me kujdes të shtuar, të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, veçanërisht në zonat ku ka pasur reshje të dendura dhe vërshime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat