Për një javë, 41 të lënduar si pasojë e aksidenteve në Ferizaj

Ferizaj

Për një javë, 41 të lënduar si pasojë e aksidenteve në Ferizaj

Më: 12 janar 2026 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar (5-11 janar),janë shkaktuar gjithsej 38 aksidente.

Në bazë të njoftimit të policisë, si pasojë e këtyre aksidenteve, i lënduan gjithsej 41 persona.

Tutje, policia ka bërë të ditur se në këtë vazhdë kohore, u shqiptuan 1 mijë e 546 gjoba për thyerje të rregullave të trafikut.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat