DS: Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është uzurpuar nga rektori Bajraktari

Ferizaj

DS: Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është uzurpuar nga rektori Bajraktari

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 19:16
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Organizata Demokracia Studentore në Ferizaj konsideron se në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në këtë qytet po ndodhin parregullsi të mëdha.

Përmes një reagimi për media kjo organizatë ka akuzuar rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ska lidhje të forta politike, duke e bërë që ky Universitet të jetë vatër e partive politike.

“Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj u themelua në  Qershor të vitit 2015 dhe Rektori i parë i këtij Universiteti u zgjodh Agron Bajraktari i cili nuk kishte asnjë kundër kandidat, ndërsa ishte pikërisht ai që u shkarkua nga pozita e Prorektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin 2011 për dyshimin për afera korruptive. Andaj, ardhja e tij si Rektor në USHAF shihet çartë se u bë për shkak të lidhjeve të tij të forta që ka me liderë politikë”, thuhet në reagim.

Kjo organizatë ka reaguar edhe ndaj vendimit për të mos akredituar asnjë degë të nivelit master, duke fajësuar rektorin Bajraktari duke shtuar se studentët e këtij universitet nuk mund të pranohen në asnjë universitet pa provime plotësuese.

 “Dështimet e tij si rektor po vijnë qysh në vitin e parë akademik 2016/2017 duke mos akredituar asnjë degë të Nivelit Master dhe shumë studentë po humbin nga një vit e më shumë për shkak të këtij rektori. Andaj, përgjegjësia duhet të ketë një adresë për ata studentë që mbesin jashtë, ngase studentët e USHAF-së  nuk munden të pranohen në asnjë Universitet Publik në Kosovë pa provime diferenciale(provimet plotësuese për drejtime të caktuara), madje drejtimet të cilat ndërrohen vetëm emrat e tyre janë bërë sikur laboratorë duke bërë eksperimente me minj, e kjo po ndodh që nga viti 2003 që ka shërbyer duke punësuar njerëzit e tij partiak duke qenë kështu një çerdhe e punësimeve dhe duke e kontrolluar këtë Institucion sikur të ishte pronë e tij personale”, thuhet tutje në reagim.

 Kryetari i Organizatës “Demokracia Studentore”  Mexhid Ramusa thotë se nuk do të qëndrojë duarkryq dhe të pres që problemet të zgjidhen vet, por do të përdor të gjitha metodat që ky rektor të shkarkohet dhe të jep përgjegjësi për demet që ka shkaktuar që shumë vite dhe këtë po e pësojnë studentët dhe askush tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat