Kushtëzimi i kryetarit të Ferizajt, degradim i institucionit

Ferizaj

Kushtëzimi i kryetarit të Ferizajt, degradim i institucionit

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 12:59
Qytetarët e Ferizajt

Qytetarët e komunës së Ferizajt nuk e kanë mirëpritur urdhëresën e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarça, lidhur me kushtëzimin e vërtetimeve të tatimit në pronë me pagesën e borxheve ndaj ndërmarrjeve publike “Pastërtia” dhe “Bifurkacioni”.

Drejtori ekzekutiv në organizatën joqeveritare “AVONET”, Kenan Gashi ka vlerësuar se ky vendim është shkelje e të drejtave të njeriut dhe kjo i ngarkon qytetarët e komunës sëFerizajt.

Gashi: Urdhëresa i rëndon qytetarët

“Një urdhëresë që është shkruar nga Kryetari i Komunës natyrisht është njëra prej elementeve të para që është shkelja e të drejtave të njeriut, dhe është një ngarkesë  që drejtpërsëdrejti i ngarkon qytetarët e komunës se Ferizajt, për të cilën të gjithë qytetaret e komunës nuk mund te marrin vërtetim te pronëspërderisa ky vërtetim ipronësështë element kryesorpër të nxjerr njëdokument apo një gjë qëështë shume me rëndësi për të aplikuar apo për të vepruar” tha Gashi.

Ai shtoi se kjo urdhëresë nuk mund të realizohet dhe synimi i kryetarit nuk do të arrihet.

Gashi: Ky vendim nuk mund të realizohet

“Ne mendojmë që nuk mund të realizohet kjo urdhërese e shkruar nga zyre e kryetarit, po ashtu nuk mund të arrihet synimi i kryetarit të komunës për të mbushur arkat e këtyre dy kompanive, përderisa këto kompani janë të stërngarkuar me punëtorë me individë dhe persona që kanë kontrata të veçanta. Nuk besoj qwdo ta realizojw edhe qëllimin, natyrisht mendojmë qe kjo do ta rrit pakënaqësitë e qytetareve …për nxjerrjen e dokumenteve, do ta rritë edhe dëshpërimin dhe humbjen e besimit  te institucioni, se një ngarkesw e tillw është degradim i institucionit, sepse nuk mund tw imponohet, por duhet tw krijohet politika dhe strategji për të kryer obligimet karshi këtyre dy kompanive” ka sqaruar Gashi.

Gashi përmendi edhe shqetësimet të cilat i kanë ngritur lidhur me marrjen e subvencioneve.

Gashi:S’duhet të ketë në dosje të aplikimit një vërtetim tatimor

“Natyrisht ne kemi ngritur edhe shqetësime tjera, nuk duhet tëketë në dosje të aplikimit njëvërtetim tatimor kur ka të bëj me një subvencion, sepse me subvencion ndihmohen bizneset dhe fermerët, bujqit ne përgjithësi, dhe nuk duhet të jetë si kusht qënëse dikush konkurronpërnjë subvencion të obligohet menjëvërtetim tatimor”, përfundoi Gashi.

Për qytetarët e Ferizajt kjo urdhëresë nga komuna është e papërballueshme, pasi që rrogat janë shumë të vogla dhe mundësitë për t’i hequr borxhet janë të vogla po ashtu.

Qytetari: Vendimi është i papërballueshëm

“Po është e rënë boll duke pas parasysh që s’ka kurrfarë marrëdhënie pune. Unë për veti s’kam asnjë marrëdhënie pune, ku me marrë para unë, p.sh, s’kemi mundësi pa punë, konkurro një punë pa pas dikë të njohshëm ose me dhanë pare, me një fjalë pa pas dikë të njohshëm nuk mundesh me hy në punë, aq më pak, ku t’i marrë paratë për ta paguar bifurkacionit  dhe të tjerar…Edhe ai që e ka rrogën 200 euro nuk ia del ta paguaj rrymën dhe as ato borxhe”, tha ai.

Edhe një qytetarë tjetër është shprehur i shqetësuar duke thënë se tarifat që kanë këto dy kompani janë tepër të larta.

Qytetari: Ky vendim është shqetësues

“Në Kosovë dihet që rrogat janë shumë të ulëta, dhe me këta mendoj që duhet ta bëjnë që deri 20 euro  me qen për çdo pronë në vit, se këto çmime janë tepër të larta, janë të papërballueshme”, tha ai.

Ndryshe, në urdhëresën e datës 1 gusht të këtij viti thuhet se ndalohet lëshimi i vërtetimeve të tatimit në pronë për të gjithë qytetarët pa sjellë dëshmi se i kanë kryer obligimet ndaj ndërmarrjeve publike “Pastërtia” dhe “Bifurkacionit”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat