Klubi Rotaract nga Ferizaj ndihmon familjet shqiptare nga Shkupi me pasoja nga vërshimet

Ferizaj

Klubi Rotaract nga Ferizaj ndihmon familjet shqiptare nga Shkupi me pasoja nga vërshimet

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 07:51
Foto nga aktiviteti

Klubi Rotaract dhe Rotary nga Ferizaj, është organizuar këtë javë në harmoni me klubin Rotary  nga Tetova dhe Prishtina për mbledhjen e mjeteve monetare dhe rrobave, batanijeve apo ushqimeve të konservuara për ndihmë ndaj familjeve shqipëtare të vvrshuara nga kushtet e pavolitshme atmosferike në Shkup, të Maqedonisë.

Nuhi Cerkini,  kryetari i këtij klubi me karakter humanitar dhe arsimor, potencoi se mbledhja e këtyre gjërave materiale, janë bërë falë vullnetit pozitiv i cili qarkullon në venat e gjakut të të rinjve  ferizajas, duke shprehë falënderimin për të gjithë qytetarët shembullor të Ferizaj-të të cilët kanë kontribuar në mënyrë simbolike.

Kryetari në fjalë po ashtu theksoi se gjatë këtyre ditëve  janë mbledhur gjithsejtë mbi 500 € si mjete monetare nga anëtarët ë Rotary dhe një rimorkio me dimension standard i mbushur me rroba dhe batanije të dhuruara nga anëtarët e klubit Rotaract dhe  qytetarët Ferizajas.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat