Pse nuk punojnë autobusët në disa qytete për festë Bajrami

Ferizaj

Pse nuk punojnë autobusët në disa qytete për festë Bajrami

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 shtator 2016 Në ora: 15:22
Ilustrim

Është interesant në disa qytetet e Kosovës, nuk funksionojnë linjat e transportit, si bie fjala në relacion Ferizaj-Prishtinë, por edhe në qytetet të tjera. Faktikisht vija transportuese nuk funksionojnë as në mënyrë reduktuese, po e zëmë sikur orari i të dielave.

Kështu që, qytetarët që duan të udhëtojnë prej një qytetit në qytetin tjetër në shumë vende do të kenë probleme, sepse një pjesë e kompanive të autobusëve pushojmë për shkak të festës.

Për shembull në Ferizaj nuk mbahet linja as me orar të reduktuar tash e një kohë kur është Ditë Bajrami! Por në shtetet perëndimore, pa dashur t’i përmendim me emra, vija funksionojnë ashtu si janë të rregulluar me ligj, ani se kanë festa.

Por në Kosovë në disa vende udhëtarët heqin goxha shumë sidomos në disa qytete. Kjo në të ardhmen duhet të rregullohet edhe nga ana e institucioneve shtetërore që të marrin masa, sepse ndryshe kjo është skandal siç është rastit i Ferizajt./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat