Policia arreston të dyshuarin që vjedhi në xhaminë e fshatit Softaj

Ferizaj

Policia arreston të dyshuarin që vjedhi në xhaminë e fshatit Softaj

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 12:00
Ilustrim

Stacioni Policor në Ferizaj ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar për vjedhje në xhaminë e fshatit Softaj.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

“Pas një pune të suksesshme operative , hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj kan arrestuar   personin  e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes  e  kryer ditë më parë  në xhaminë e fshatit Softaj.

Me kët rast, i dyshuari A.XH. 16 vjeç  , ka hyrë me forcë në zyret e xhamisë dhe me kët rast ka vjedhur sendet e pështëshënuara të cilat janë gjetur dhe konfiskuar:

-një zmadhues zëri

-një megafon

-një laptop

-dy kabllo për mbushes - adaptera

-tetë mikrofona

-një karrocë dore,

-një indeks

-disa fletushka dhe

-dy trekendesha.

 Me vendim të Prokurorit, pas kompletimit të lëndës ,i dyshuari është liruar dhe lënda procedohe në mënyrë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat