Ferizaj: LDK i merr aktivistët Vetëvendosjes

Ferizaj

Ferizaj: LDK i merr aktivistët Vetëvendosjes

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 17:25
LDK Ferizaj, aderimet

Degës së Lidhjes Demokratikë (LDK) në Ferizaj të shtunën i janë bashkuar tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Flamur Istrefi, Bardhyl Abazi dhe Arben Isufi. Mirëseardhje në këtë subjekt u ka dëshiruar deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga LDK-ja, Milazim Haliti.Ai ndër të tjerash ka thënë se ky subjekt ndodhet në procesin zgjedhor për dy forumet, atë të Gruas dhe Forumit Rinor, ndërsa sipas tij nuk janë të pakta rastet kur këtij subjekti po i bashkohen edhe pjestarë nga subjektet tjera.

“Kemi edhe aderime të reja, kisha me përmendur këtu nga Lëvizja Vetëvendosje, ardhje të reja në degën e LDK-së në Ferizaj. Sot i kemi këtu pranë Flamur Istrefin, Arben Isufin dhe Bardhyl Abazin, të cilët kanë shprehur dëshirë që nga dita e sotme t’i bashkohen LDK-së dega në Ferizaj.Mendoi se tani e tutje do të vazhdojnë të japin kontributin në subjektin tonë politik, do të jenë mirë të pranuar dhe varen nga anagazhimi dhe nga rezultatet e tyre që do t’i tregojnë dhe do kenë hapësirë të mjaftueshme për veprim në degën e LDK_së në Ferizaj” ka thënë Haliti.

Duke folur për këto aderime, ish-nënkryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Flamur Istrefi, e ka falenderuar me këtë rast kryetarin e degës së LDK-së , Muharrem Sfarqa, por edhe strukturat drejtuese të këtij subjekti, duke thënë se janë shumë arsye që i kanë shtyrë ta marrin këtë veprim, ndërsa sipas tij dy kanë qenë përcaktuese.

“E para raportet shoqërore që kemi pasur vazhdimisht me gjeneratën e re të këtij subjekti, raporte këto që i kemi ruajtur për shumë kohë dhe arsyja tjetër kryesore është puna e pandalshme dhe e palodhshme që ka bërë kryetari Sfarqa gjatë mandatit të tij si kryetar i Ferizajt, punë kjo që i lë në hije të gjithë qeveritë e kaluara deri më tani në komunën e Ferizajt.Përmes kësja konference dëshiroj t’i ftoj të gjithë të paknaqurit në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në subjektet tjera që t’i bashkohen LDK-së , t’i bashkohen një grupi që ka vizion për ta quar përpara komunën tonë, sepse nëse bashkohemi të gjithë, do të kemi një fitore të plotë dhe bindese” ka thënë Flamur Istrefi.

Edhe , Bardhyl Abazi, u ka bërë thirrje ish-bashkëpartiakëve të tij të paknaqur që t’i bashkohen degës së LDK-së, duke u bërë pjesë e pandashme e procesit zgjedhore nëpër të cilat po kalon LDK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat