AVONET ndan mirënjohje për rektorin

Ferizaj

AVONET ndan mirënjohje për rektorin

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 15:41
Rrjeti i OJQ-ve AVONET, sot ndau mirënjohje rektorit të Universitetit të Ferizajt Agron Bajraktari

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, sot ndau mirënjohje rektorit të Universitetit të Ferizajt Agron Bajraktari, i cili u përkushtua në themelimin e Universitetit të Ferizajt.

AVONET, ka vlerësuar lart angazhimin e tij në Universitetin e Ferizajt duke mos lejuar ndikimin politik. Bajraktari ka krijuar ambient pune dhe ka harmonizuar stafin.

“Rektori  Bajraktari, gjatë vitit 2016 kishte vendosur objektiv që studentët e Universitetit të Ferizajt të ndjekin praktikë pune në ndërmarrjet, për ta praktikuar teorinë në praktikë,  Bajraktari nënshkroi  dhjetëra marrëveshje me pronarët e ndërmarrjeve private”, thuhet në një njoftim të AVONET.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat