Përgjigje e kënaqshme e nxënësve dhe profesorëve të shkollës së mesme profesionale për dhurim gjaku

Ferizaj

Përgjigje e kënaqshme e nxënësve dhe profesorëve të shkollës së mesme profesionale për dhurim gjaku

Nga: Aziz Zuka Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 14:40
Pamje nga Aksioni i sotem per dhurimin e gjakut ne SHMT”Jonuz Zejnullahu” në Viti

Një numër i nxënësve dhe personelit të shkollës së mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, i janë përgjigjur aksionit për dhurim të gjakut, që u zhvillua sot nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut- Prishtinë.

Përgjigjja vullnetare e nxënësve, personelit por edhe të qytetarëve të tjerë, ka qenë e kënaqshme, andaj edhe si aksion është vlerësuar i suksesshëm.

Drejtori i kësaj shkolle Nijazi Lutfiu, është shprehur se gatishmëria e nxënësve , mësimdhënësve, si dhe qytetarëve që i janë bashkangjitur aksionit, ka dëshmuar gatishmërinë për të ndihmuar ata qytetarë që mund të kenë nevojë për gjak.

“Të gjithë këta vullnetarë, dëshmuan se me dhurimin e gjakut e ndihmojnë veten, por edhe këdo tjetër që do të ketë nevojë për gjak. Edhe një herë u konfirmua një vetëdijesim i lartë qytetarë dhe një kulturë që dëshmon të kuptuarit e tyre për rolin e dhënies së gjakut”, ka thënë drejtori Lutfiu. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat