Të reshurat e pandërprera të borës kanë shkaktuar bllokime të shumë rrugëve në vend.
Një ndër rajonet që ka hasur më së shumti në probleme është Ferizaji.
Sipas Besim Aliut nga Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, trashësia momentale e borës në stacionin meteorologjik në Ferizaj është 34 centimetra, ndërsa temperatura momentale është -3 gradë Celsius.
Aliu në Facebook ka shkruar se qarkullimi në rrugët e këtij rajoni është vështirësuar shumë.