Nxënësit në Ferizaj kërkojnë ndihmë mjekësore pas hedhjes së gazit

Ferizaj

Nxënësit në Ferizaj kërkojnë ndihmë mjekësore pas hedhjes së gazit

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 21:26
Nxënësit

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka marr një informatë se në Shkollën e Mesme "Dr. Shaban Hashani" është hedhur një lloj gazi, si pasojë e këtij gazit pësuan disa nxënës, ku prej tyre nëntë nxënës kërkuan ndihme mjekësore dhe u trajtuan nga emergjenca primare në Ferizaj.

Nga hedhja e këtij gazi, nxënësit me këtë rast kishin pësuar vështirësi në frymëmarrje, kollitje dhe ku si pasojë e rritjes së keqësimit të gjendjes janë marrë nga emergjenca për trajtim. AVONET, shpreh shqetësimin se ky lloj i hedhjes së gazit krijon pa siguri në shkollë dhe panik tek prindërit.

“Një mos menaxhim i mirë i shkollës, sjell këso situatash të rrezikshme për nxënësit, por edhe në mbarëvajtjen e procesit mësimor. Gjatë trajtimit të nxënësve në emergjencë primare nuk ishin të pranishëm askush nga profesorët, e as drejtoria e shkollës.

 AVONET, kërkon nga Policia e Kosovës të hetoj këtë rast si të veçantë dhe të zbardhet sa më parë, po ashtu kërkojmë edhe nga kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Sfarqa të merret me këtë rast dhe të merr masat adekuate ndaj përgjegjësve të menaxhmentit të kësaj shkolle!” kërkon AVONET.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat