Rreth projektit të prishje së Kishes katolike ekzistuese në Ferizaj-Kosovë

Ferizaj

Rreth projektit të prishje së Kishes katolike ekzistuese në Ferizaj-Kosovë

Paul Tedeschini Nga Paul Tedeschini Më 8 shkurt 2017 Në ora: 23:46
Kisha në Ferizaj

Rreth projektit të prishje së Kishes katolike ekzistuese në Ferizaj-Kosovë, që mban daten e ndertimit 1927, dhe ndertimit të nji Kishe te Rè (me datë ndertimi 2018) pra 91 vjet mbrapa.

Në asnji mënyrë nuk duhet të prishet Kisha në Ferizaj. Ajo edhe ashtu siç asht, ka vlerë të madhe historike. Ajo asht ndertue në vitin 1927 me siguri mbi temelet e një Kishe ma të vjetër të maparshme.

Në asnji vend të qytetnuem nuk prishet asgja e vjeter, por bahen nderhymje ndertimore që të forcojnë objektin e vjetër. Në kete rast, Kishes mund ti prishet nji pjesë, ajo ma problematikja, tue mbajtë gjithmonë pamjen që ajo ka sot, por nuk duhet prishë e gjithë Kisha, kryesisht pjesa ballore që asht shumë e bukur.

Un jetoj tash 25 vjet në Itali ku arti vlersohet shumë. Kam pa nji Kishe shumë shekullore në të cilën dallohet mirë se fillimisht ajo Kishe ka qenë e vogel. Mandej shifen edhe dy shtesa të tjera të sajë dhe kështu Kisha asht ba e madhe tue ruejt karakteristikat e sajë artistike.

Sidoqoftë besimtart kan të drejtë legjitime të njihen me raportin e inxhenjerit që propozon prishjen e Kishes dhe rindertimin e nji Kishe të Rè.
Po ashtu besimtart kan të drejtë legjitime të njihen me projektin e ri të ndetimit me të gjitha nderhymjet si dhe planimetrinë e rè.

Këto duhen publikue në internet, me qellim TRANSPARENCE dhe te mos lehet shteg marrje nëpër gojë e asnjerit.

Në Kishen Katedrale të Shkodrës ka qenë e shkrue në ball të elterit të madh:

“VOX POPULI, VOX DEI” = “ZANI I PUPOLLIT ASHT ZANI I ZOTIT.
Prandej per ketë arsye Ipeshkvija e Kosovës nuk mund të bajë asgja pa sqarue popullin dhe pa pelqimin e popullit.
Kerkoj nga Ipeshkvija sqarim të plotë rreth këtij problemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat