Ndahen prona për shtatë biznese ferizajase

Ferizaj

Ndahen prona për shtatë biznese ferizajase

Më: 18 prill 2017 Në ora: 17:37
Muharrem Sfarqa

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, të martën ka bërë nënshkrimin e shtatë kontratave për përfituesit e pronave komunale në Babush të Ri.
Katër përfituesit e kësaj prone kanë qenë shfrytëzues të mëhershëm të pronës komunale, ndërkaq tre të tjerë këto parcela i kanë përfituar për here të parë.
Sipas kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqës, procesi i nënshkrimit të kontratave me përfituesit e pronave komunale është tejet i rëndësishëm, sepse me këtë po bëhet një zhvillim ekonomik shumë më i madh. Ai është shprehur se tashmë komuna po ndikon në zhvillimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës. Ai ka garantuar bizneset edhe për mbështetje institucionale, me tërë mekanizmat që ka në dispozicion komuna. “Duke u shndërruar në një komunë të zhvilluar ekonomike, sepse trendi i hapjes së ndërmarrjeve të reja në komunën e Ferizajt gjithnjë po shtohen. Zyrtarisht kemi 60 deri në 80 biznese në muaj që regjistrojnë bizneset e tyre si të reja, por po ashtu po krijojmë edhe lehtësira që bizneset të punojë lirshëm dhe të punojnë pa pengesa, ngarkesa, shantazhime etj. Investimet që po vine edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, besoj që do të ndikojnë ne lehtësira edhe më të mëdha dhe në të njëjtën kohë besoj, që Ferizaj do të jetë atraktiv edhe për bizneset që ushtrojnë veprimtarinë biznesore edhe jashtë komunës së Ferizajt, ose për bizneset që vine prej komunave tjera, po ashtu shpresoj që ju do të gjeni partner edhe jashtë komunës, rajonit, por edhe jashtë Kosovës, duke pasur parasysh edhe shtete e zhvilluara në mënyrë që edhe tregu evropian të jetë absorubues të Kosovës”, është shprehur Svarqa.
E nga ana tjetër biznesmeni Sadri Gashi, nga “Cadi Komerc”, është shprehur tejet mirënjohës për vazhdimin e kontratës së tij, kontratë kjo e nënshkruar qysh para 15 viteve, por që i ka skaduar afati. Ai tha se tashmë do të shtojë edhe kapacitetin e punës së tij.
Edhe, Ekrem Gashi përfitues për herë të parë i pronës komunale, tha se kjo i ka ndihmuar mjaft shumë në veprimtarinë e biznesit të tij, duke shtuar se me dhënien e kësaj prone ne shfrytëzim ka kursyer një shumë të mjeteve e që do ti shfrytëzojë në investime të tjera.
Është bërë e ditur se këta përfitues këto prona do t’i shfrytëzojnë për 99 vite, me vendim të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat