Qyteti i Ferizajt është binjakëzuar me qytetin e Shkodrës

Ferizaj

Qyteti i Ferizajt është binjakëzuar me qytetin e Shkodrës

Më: 29 maj 2017 Në ora: 16:00
Operacioni u realizua me sukses.

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në bashkëpunim të mjekëve nga spitali i Ferizaj dhe ai i Shkodrës. Pacientja ishte diagnostikuar me diagnozë: Stenosis pyeloureteris lat. dex. Anomali e komunikimit të veshkës me ureterin – kanalin ujëderdhës që për pasojë mund të sjell deri te dëmtimi serioz i veshkës – humbje të saj dhe sipas mjekëve specialistë është vlerësuar se pacientja duhet t’i nënshtrohet operimit. 

Operacioni u realizua me sukses.

Ky realizim është falë ekipit kirurgjikal nga Spitali i Ferizajt, Dr. Imri Vishi, Dr. Driton Ferizi dhe Dr. Agon Bislimi dhe kirurgut nga Shkodra, Dr. Gëzim Galiqi.

Qyteti i Ferizajt është binjakëzuar me qytetin e Shkodrës dhe ky binjakëzim më së miri po funksionon në lëminë e shëndetësisë. Pritet që edhe në të ardhmen të ketë bashkëpunime të tjera në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat