E gërditshme se si duket stacioni në Ferizaj!

Ferizaj

E gërditshme se si duket stacioni në Ferizaj!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2017 Në ora: 14:23
Stacioni i autobuseve ne Ferizaj

E neveritshme, e gërditshme dhe e padurueshme era që i vjen këtij bërlloku brenda hapësirës së stacionit të autobusëve në Ferizaj, tregon një lexues për gazetën kombëtare “Bota sot”, i cili nuk dëshiron t’i identifikohet me emër.

“Është e çuditshme se si nuk i pengon atyre që duhet të pastrojnë ambientin, ku aty frekuentojnë me mijëra udhëtarë brenda ditës”, ka thënë ai, duke i dërguar edhe dy foto dhe paraqitur edhe gjendjen aktuale.

Shpresojmë se ata që janë përgjegjës për të mirëmbajtur këtë hapësirë gjithsesi se duhet të marrin masat e duhura, të pastrohet dhe mos të lejohet të vijë në një gjendje çfarë shihet në foto, për faktin se është një pasqyrë e keqe për një qytet që njihet i dyti në Kosovë për nga fuqia ekonomike.

Shikojeni më së miri fotot se si duke stacioni sot. E paprecedent!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat