Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, ka dënuar sot G.P. me dy vjet e gjysmë heqje lirie, nën akuzat se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.
I pandehuri G.P. më 6 korrik 2013 në Prizren, me dashje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, ka tentuar të privojë nga jeta E.K. dhe H.A., si dhe ka rrezikuar jetën e personave të tjerë, pas një rrahje që kishte ndodhur një natë më parë mes E.K. me shokët e të pandehurit dhe I.P. e Xh.D. në të cilën rrahje ishte përfshirë edhe i pandehuri.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.
Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.