Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt nga Nisma qytetare për Ferizajn (NQF), Bashkim Fazliu, i ka quajtur ‘kundërkandidatë nga arat’ ata që vijnë nga katundi.
Këtë shprehje ai e përdori në një publikim në rrjetin social “Facebook”.
Ai ndër të tjerash shkruan: “Një muaj do të jetë fushatë. Boll keni kohë me postu foto me numra. Pse po ngutni? Pse po tuti o kundërkandidatë prej arave?”.