Veseli i bindur në fitoren e Agim Aliut në Ferizaj

Ferizaj

Veseli i bindur në fitoren e Agim Aliut në Ferizaj

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 13:08
Kadri Veseli dhe Agim Aliu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli bashkë me kandidatin e kësaj parti për kryetar komune në Ferizaj, Agim Aliu, sot vizituan kompaninë e këpucëve “Neë Geris” në Ferizaj.

Aliu pati fjalë të mëdha për të parin e PDK-së dhe e njoftoi këtë të fundit se kjo kompani është një shembull për krijimin e vendeve të punës. Për më tepër, Aliu dha epitetin e fundit që punëson më shumti punëtor. Ai shpalosi planin e tij prej gjashtë pikave që pretendon ta realizojë në rast se zgjidhet kryetari i Ferizajt.

Aliu shtoi se në programin e tij ekonomik ka menduar edhe për politikat fiskale ku premtoi ulje prej 10% për të gjitha bizneset e kësaj zone.

Ndërkaq i pari i PDK-së gjatë kësaj vizite në Ferizaj, u shpreh i bindur se pas 22 tetorit Agim Aliu do të jetë kryetar i komune dhe se Ferizaj do të bëjë ndryshim drastik për të mirë.

Veseli premtoi se për dy vjet, Ferizaj do të bëhet me spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat