Aliu: Kultura do të jetë avokatja e mënyrës sime të qeverisjes

Ferizaj

Aliu: Kultura do të jetë avokatja e mënyrës sime të qeverisjes

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 15:48
Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, duke shpalosur disa prej pikave kryesore të programit të tij qeverisës, veçanërisht për investimet në kulturë, ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës do të investohet në kompletimin e infrastrukturës për kulturën dhe investimin në projektet e reja, të nevojshme për fuqizimin dhe avancimin e veprimtarisë kulturore në Ferizaj.

Ai ka thënë se ka një plan investimesh për infrastrukturën kulturore.

“Një rilindje e plotë dhe energji të shtuara për të mbështetur gjithë iniciativat që kultivojnë dhe promovojnë vlerat tona kulturore. Në programin tim qeverisës kam paraparë fillimin e ndërtimit të një objekti multifunksional me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili do të ketë të integruar brenda saj: sallën e koncerteve, sallën e re të Teatrit me të gjitha kushtet e nevojshme teknike, skenën verore si dhe Qendrën Kulturore për fëmijë. Këto hapësira, ky objekt i kanë munguar Ferizajt dhe adhuruesve të kulturës. Unë dhe ekipi im qeverisës do ta kemi prioritet, zhvillimin dhe promovimin e kulturës në nivel lokal. Kultura do të jetë avokatja më e mirë e mënyrës sime të qeverisjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat