Agim Aliu kandidati i PDK-së për Ferizajin akuzohet për shkelje të detyrës zyrtarë, keqpërdorim të tenderit - Bota Sot
Agim Aliu kandidati i PDK-së për Ferizajin akuzohet për shkelje të detyrës zyrtarë, keqpërdorim të tenderit

Ferizaj

Agim Aliu kandidati i PDK-së për Ferizajin akuzohet për shkelje të detyrës zyrtarë, keqpërdorim të tenderit

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 23:28
Agim Aliu

Kandidati i PDK-së për komunën e Ferizajit, Agim Aliu është duke u hetuar nga Prokoria Themeore e Ferizajit. Aliu po hetohet për shkelje të detyrës zyrtare, lidhur me një tender në komunën e Ferizajit.

Hetimi është inicuar nga Agjencia Kundër Korrupsion e Kosovës. Sipas numrit të protokollit 85812347121 të cilin e ka siguruar Botapress,  ky hetim është dorëzuar në Prokurorinë Themelorë të Ferizajit dhe Lënda ka numrin PPN.1. nr 149-2015.

Hetimet ndaj Agim Aliut i ka përmendur në një debat televiziv  kandidati Muharrem Sfarqa. Ai e ka pyetur Agim Aliun për këtë hetim të cilin e ka pranuar vetë Agim Aliu se është duke u hetuar por përdeisa nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë nuk mund të ndjejë veten fajtor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test