Kirurgët e Ferizajt nga nesër në grevë

Ferizaj

Kirurgët e Ferizajt nga nesër në grevë

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 10:27
Ilustrim

Kolegjiumi i Kirurgjisë të Spitalit Rajonal Ferizaj në mbledhjen e mbajtur sot ka marr vendim unanim që t’i bashkëngjitet grevës së kirurgëve të filluar në QKU dhe të kirurgëve të spitaleve rajonale

“Greva ka të vetmen kërkesë  rritjen e koeficientit të pagës  për kirurg  dhe konform kësaj rritjen e pagës. Përkrahim në tërësi  kërkesat e Kolegjiumit të Kirurgëve të QKU-së”, thuhet në një njoftim për media nga Kirurgia e Spitalit Rajonal të Ferizajt.

Sipas këtij njoftimi gjatë grevës  do të ndërpriten  operacionet  elektive  kurse shërbimet nuk ndërpriten për  raste urgjente.  

Greva fillon që nga dita e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat