Beqaj e Aliu flasin për fillimin e punimeve për Qendrën e Inovacionit në Ferizaj

Ferizaj

Beqaj e Aliu flasin për fillimin e punimeve për Qendrën e Inovacionit në Ferizaj

Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:27
Foto nga takimi

Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komunës së Ferizajt po konkretizohen me themelimin dhe funksionalizimit të Qendrës së inovacionit në këtë qytet.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka qëndruar në Ferizaj ku ka takuar kryetarin  Agim Aliu si dhe ka vizituar edhe hapësirën e destinuar nga komuna për Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Pas takimit Beqaj dhe Aliu kanë vizituar hapësirën e destinuar për Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Në fund të kësaj vizite ministri i inovacionit ka deklaruar se bashkëpunimi me komunën e Ferizajt po rezulton me një projekt konkret dhe të rëndësishëm për qytetarët e Ferizajt.

Ndërsa kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu u shpreh falënderues për vizitën e ministrit Beqaj dhe për interesimin për të realizuar projekte të përbashkëta.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat