Bëhet publike lista e pronave komunale

Ferizaj

Bëhet publike lista e pronave komunale

Më: 5 prill 2018 Në ora: 12:12
Ilustrim

Në web faqen zyrtare të komunës së Ferizajt është publikuar raporti i Listës së Pronave Komunale i hartuar nga Komisioni për Verifikimin e Pronës Komunale, dokument ky që deri më tani nuk ka qenë i publikuar.

Sipas Raportit të Komisionit Komunal për Verifikimin e Pronës Komunale, Komuna e Ferizajt ka në pronësi të saj gjithsej 1763 prona me sipërfaqe të përgjithshme prej 9,353,323.00m2. Publikimi i kësaj liste i shërben transparencës komunale lidhur me pasurinë, gjegjësisht pronat komunale si dhe përmbushjen e zotimit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu dhënë para qytetarëve për publikimin e kësaj liste, gjatë kohës së fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale.

Kjo listë tashmë është e qasshme për publikun si dhe qytetarët dhe të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë listën e plotë të publikuar në këto linqe: https://kk.rks-gov.net/ferizaj/wp-content/uploads/sites/31/2018/04/Pjesa-e-I.pdf https://kk.rks-gov.net/ferizaj/wp-content/uploads/sites/31/2018/04/Pjesa-II.pdf

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat