Xhavit Zariqi rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Ferizaj

Ferizaj

Xhavit Zariqi rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Ferizaj

Më: 22 prill 2018 Në ora: 23:02
Xhavit Zariqi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Ferizaj, sot ka mbajtur Kuvendin e 8-të të rregullt zgjedhor. Pas zgjedhjes së Këshillit Drejtues, me vota unanime dhe asnjë kundër, kryetar i degës së AAK-së në Ferizaj, u zgjodh Xhavit Zariqi.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar degën e AAK-së në Ferizaj për organizimin e këtij kuvendi, duke uruar zgjedhje të mira dhe suksese në të ardhmen.

Kryetari i porsazgjedhur Xhavit Zariqi, duke falënderuar Këshillin Drejtues për besimin e dhënë, u zotua se do të angazhohet me të gjithë potencialin, në mënyrë që programin e AAK-së ta zbatojë në përpikëri dhe se do të punojë në drejtim që AAK të gjejë përkrahje edhe më të madhe në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat