Gjendet vajza e zhdukur në Ferizaj, kishte dalë me vetëdëshire nga shtëpia - Bota Sot
Gjendet vajza e zhdukur në Ferizaj, kishte dalë me vetëdëshire nga shtëpia

Ferizaj

E mërkurë, 17 tetor 2018

Gjendet vajza e zhdukur në Ferizaj, kishte dalë me vetëdëshire nga shtëpia

Më: 24 prill 2018 Në ora: 18:36
Ilustrim

Polica e Kosovës në Ferizaj ka arritur të gjejë vajzën e raportuar gjatë vikendit si të zhdukur nga familjarët e saj.

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj,  Agim Gashi ka treguar se me datën 22.04.2018 një vajzë e mitur ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. Rasti është evidentuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë.

Me të marrë lajmin njësitë patrullues kanë dalë në qytet dhe e kanë gjetur vajzën në qendrën e  qytetit të Ferizajt. Gashi nuk ka dhënë detaje se ku  saktësisht dhe në çfarë gjendje është gjetur vajza, mirëpo ka bërë të ditur se ajo ka deklaruar se ka dalë me dëshirën e saj nga shtëpia e prindërve.

“Është sjellur në stacionin policor, ku në prezencën e punëtorit nga qendra për punë sociale ka deklaruar se është dalur vullnetarisht nga shtëpia dhe gjatë kësaj kohe ka qenë duke qëndruar nëpër qytetin e Ferizajt”, ka treguar ai.

“Pas përfundimit të deklaratës, e njëjta është marrë nga prindërit e sajë dhe është kthyer në shtëpi”, ka thënë Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test