Sulmohen dy kisha ortodokse në Ferizaj - Bota Sot
Sulmohen dy kisha ortodokse në Ferizaj

Ferizaj

E mërkurë, 17 tetor 2018

Sulmohen dy kisha ortodokse në Ferizaj

Më: 18 maj 2018 Në ora: 14:19
Ferizaj

Janë thyer xhamat e dy kishave ortodokse që gjenden në Varosh dhe Talinoc të Muhaxherëve në territorin e Ferizajt.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili përmes një reagimi për media ka dënuar këtë incident, duke e cilësuar si akt të shëmtuar.

“Ky incident i thyerjes së xhamave të Kishës Ortodokse në Varosh dhe Talinoc të Muhaxherëve është një akt i shëmtuar i personave të pandërgjegjshëm për të cilët Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë kanë marr veprimet e nevojshme. Ne dënojmë këtë incident, duke e konsideruar një rast të izoluar dhe fare pa ndikim në klimën ndër fetare në komunën tonë. Veprimet e tilla janë kundër etikës religjioze të qytetarëve ferizajas, kur kemi parasysh faktin se komuna jonë është simbol i qytetit të tolerancës fetare”, thuhet në reagim.

Aliu ka theksuar se ka kontakte të vazhdueshme me klerikët fetar të të gjitha besimeve, dhe se këto incidente nuk do të zbehin raportin, që ai e cilëson të jetë në nivelin e duhur.

Shpenzimet për riparim do t'i marrë përsipër Komuna e Ferizajt.

“Siguroj besimtarët ortodoks dhe udhëheqjen e Kishës Ortodokse në Ferizaj se Komuna e Ferizajt do të marr përsipër mbulimin e të gjitha shpenzimeve të riparimit të pronës së dëmtuar të kishës dhe se pres që organet e drejtësisë dhe sigurisë të marrin vendimet e duhura ndaj kryesve të këtij akti të shëmtuar dhe kundër frymës qytetare” shtoi kryetari Aliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test