Paralajmërohet padi ndaj rektorit Agron Bajraktari - Bota Sot
Paralajmërohet padi ndaj rektorit Agron Bajraktari

Ferizaj

E martë, 23 tetor 2018

Paralajmërohet padi ndaj rektorit Agron Bajraktari

Më: 22 maj 2018 Në ora: 18:18
Organizata Demokracia Studentore

Organizata Demokracia Studentore kanë paralajmëruar padi ndaj rektorit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Agron Bajraktarit për shkak të gjendjes që e ka krijuar në Universitetin e Ferizajt.

Kjo është bërë sot e ditur nga kreu i kësaj organizate Mexhid Ramusa gjatë një takimi që patën me një grup të doktorëve të shkencave dhe profesorë universitar të komunës së Ferizajt, ku u diskutua për keqpërdorimet që po bëhen në Universitetin e Ferizajt, duke kërkuar njëherësh  shkarkimin e rektorit Bajraktari.

“Prezantuam të gjitha shkeljet ligjore që janë bërë deri më tani në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, kemi bërë një përmbledhje dhe tash e tutje do t’i drejtohemi dhe organeve të drejtësisë me një padi ndaj rektorit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Agron Bajraktarit për gjendjen që e ka shkaktuar në Universitetin e Ferizajt. Në këtë debat kanë qenë të ftuar edhe prokurori dhe policia por nuk kanë marrë pjesë për arsye të tyre personale”, tha Ramusa.

Profesor Doktor Muhamet Avdyli, tha se Universiteti i Ferizajt është degraduar aq shumë saqë shumë shpejt, sipas tij, do të mbetet vetëm një kolegj.

“E keqja më e rëndë që unë kam dëgjuar për këtë universitet dhe më ka thënë vetë profesori Basri Beqiri se vetë rektori na ka ofruar nga 20-30 indekse dhe ka thënë duhet t’ua jepni studentëve notën e këtyre profesorëve se punojnë në qeveri dhe nuk mund të vijnë në universitet. Merreni me mend, një rektor universiteti kur ofron kolegëve të vet dhe në njëfarë mënyrë i kërcënon për me e dhënë notën e atyre se nuk mund të vijnë se janë në qeveri dhe e keqja më e madhe është se të njëjtit profesorë nuk kanë pranuar me bë një gjë të tillë dhe u është ndalur hyrja në universitet. Ata janë njerëz të Ferizajt, Mehdi Xhokli, Basri Beqiri, pa asnjë procedurë janë larguar nga fakulteti pse s’kanë pranuar me hy në shërbimet e rektorit”, tha ai. 

Në këtë takim u prezantuan disa të gjetura të organizatës Demokracia Studentore që kishin të bënin me profilet e profesorëve të cilët ligjërojnë në Universitetin e Ferizajt për të cilët u tha se janë figura të afërta me PDK-në.

Këtij takimi mbështetje i dhanë edhe asamblisti i Kuvendit Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje Dritëro Hyseni dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate Fazli Shabani, si dhe një numër i vogël i studentëve të Universitetit të Ferizajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test