Kërkohet anulimi i vendimit për pagesat me këste për leje ndërtimore në Ferizaj

Ferizaj

Kërkohet anulimi i vendimit për pagesat me këste për leje ndërtimore në Ferizaj

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 14:25
Ferizaj

Organizata INPO ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit Komunal të Ferizajt për lejimin e pagesës përmes kësteve për lejen ndërtimore të kategorisë II.

Kuvendi komunal në mbledhjen e rregullt, sipas propozimit të Kryetarit të Komunës ka marr vendim për lejimin e pagesës së lejeve ndërtimore të kategorisë II (ndërtime të larta), me katër këste.

Sipas këtij vendimi, kësti i parë paguhet në shumën e 40% të vlerës së përgjithshme para lëshimit të vendimit për leje ndërtimore,  kësti i dytë, 20% e vlerës së përgjithshme paguhet katër muaj pas datës së vendimit të të lejes, kësti i tretë, 20% e vlerës së përgjithshme (pjesa e mbetur) paguhet tetë  muaj pas datës së vendimit dhe kësti i katërt i i vlerës së përgjithshme paguhet dymbëdhjetë muaj pas datës së vendimit të lejes ndërtimore.

INPO vlerëson se ky vendim është në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe për përcaktimin e procedurave për përgatitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për kushtet ndërtimore, leje ndërtimore dhe leje rrënimi për kategorinë e I-rë dhe të II-të të ndërtimeve,  të cilët e obligojnë komunën të lëshojë leje ndërtimi për kategorinë II, vetëm pasi të jenë përmbushur kushtet ndërtimore dhe të jetë ofruar dëshmia e pagesës për taksën e lejes ndërtimore.

Sipas organiztës, vendimi përveç se është i kundërligjshëm, ai cenon edhe parimin fundamental kushtetues, atë të barazisë para ligjit, meqë ky vendim diskriminon qytetarët e Ferizajt, të cilët aplikojnë për leje ndërtimi të kategorisë së I-rë.

INPO kërkon që urgjentisht ky vendim të anulohet nga vet kuvendi komunal dhe nga ministria e linjës.  INPO kërkon që shqyrtimi i lejeve të ndërtimit të bëhet vetëm nën frymën e ligjit dhe parimit të transparencës në procedurat administrative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat