Diskutohet zgjerimi i shërbimit të edukimit për nëna dhe fëmijë - Bota Sot
Diskutohet zgjerimi i shërbimit të edukimit për nëna dhe fëmijë

Ferizaj

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Diskutohet zgjerimi i shërbimit të edukimit për nëna dhe fëmijë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 19:27
Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, përfaqësuesit nga UNICEF, kanë zhvilluar sot vizitën shtëpiake në familjen Haliti në fshatin Manastirc, për të parë nga afër implementimin e projektit të edukimit shëndetësor, përkatësisht të kujdesit për nëna dhe fëmijë, që po implementohet nga QKMF.

Siç njofton Komuna e Ferizajt, me këtë rast, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka vlerësuar këtë shërbim ndaj qytetarëve si tejet të rëndësishëm në rritjen e kujdesit ndaj të porsalindurve si dhe falënderoi ministrin Ismaili për vullnetin e tij që ky shërbim të avancohet dhe fuqizohet edhe më tej. Theks të veçantë, kryetari Aliu vendosi mbi zgjerimin e këtij shërbimi në mënyrë që në numër sa më të madh të ofrohet ndaj nënave dhe fëmijëve.

Në anën tjetër, edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në vizitën që i bëri kësaj familje me kushte jo të mira ekonomike, u zotua se ky projekt, por edhe modeli i kujdesit shtetëror ndaj nënave dhe të porsalindurve, është prioritet dhe rrugë që po ndjek Ministria e Shëndetësisë në ofrimin e shërbimeve të edukimit për nëna dhe fëmijë.

Komuna e Ferizajt është ndër komunat kryesore në vend dhe më të suksesshmet ku po implementohet dhe ka evoluar ky projekt. Aktualisht 4 qendrat e mjekësisë familjare në Ferizaj ofrojnë këtë shërbim me staf të posaçëm profesional që mbulojnë gjithë territorin e Ferizajt. Ofrimi i këtij shërbimi përfshin vizitat sistematike në familjet me të porsalindur, edukimi i nënave për gjidhënie, mirëmbajtja e fëmijëve, ushqyeshmëria, përcjellja e tyre nga mosha 0 deri në 3 vjeç si dhe një varg rekomandimesh profesionale që dalin nga ky projekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test